Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën, ministres së re Albulena Haxhiut.
Haxhiu është pritur më lule nga Selimi në pranim-dorëzimin e detyrës.
Ajo ka thënë se pavarësisht dallimeve politike do të punojnë bashkë në të mirën e përbashkët.
Haxhiu ka thënë se do të jenë të përkushtuar në adresimin e çështjeve të dhunës në familje.
“E kam përcjellë secilën çështje që është bërë në ministri. Do t’i shtyjmë përpara të gjitha punët e mira që janë bërë në këtë ministri sepse kjo është në interes të Kosovës”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka përmendur çështjet kyçe si vettingu dhe krijimin e institutit për krime lufte./Gazeta Sinjali/