image Albion Rrahmani pranon ftesë nga Kosova për miqësoret e marsit

Futboll

Albion Rrahmani pranon ftesë nga Kosova për miqësoret e marsit

news image

Rapid Bukureshti ka bërë të ditur se Albion Rrahmani është thirrur nga Kombëtarja e Kosovës për dy miqësoret e marsit.

Ai është ftuar për herë të parë që nga lëndimi që ka pësuar ndaj Andorrës.

Kosova do të luajë dy miqësore gjatë këtij muaji, fillimisht do të përballet me Armeninë me datën 22 mars dhe katër ditë më vonë ndaj Hungarisë.

Rrahmani deri më tani ka dy paraqitje me Dardanët.

Përndryshe, Kosova akoma nuk e ka publikuar listën zyrtare për ndeshjet e këtij muaji.

/GazetaSinjali/