Ditë më parë këngëtarja e njohur Albina Kelmendi festoi ditëlindjen e 23-të. Po këtë ditë u bë publike edhe lidhja e saj me biznesmenin Valon Vataj.
Lidhja e tyre u zyrtarizua me anë të një fotografie që e postoi i dashuri i saj. “Urime mbretëresha ime”, ka shkruar Vataj.
Pas kësaj ka reaguar Albin Kelmendi, e cila ka thënë se ata janë rahat e të lumtur dhe se sipas saj ishin bërë gati me paragjykimet që po u bëhen.
“Unë nuk e kam mbajtur lidhjen fshehtë por nuk kam dashur të bëjë asgjë publike në rrjete sociale. Përderisa ndihem mirë dhe jemi të lumtur e kemi bërë lidhjen publike me qenë rehat për vete. Ne jemi bërë gati të përballemi me paragjykimet që po na bëhen, por në fund, për neve ka rëndësi mbështetja e dy familjeve tona dhe dashamirëve tanë dhe jo fjalët e njerëzve që nuk na njohin”, ka thënë Albina.
Partneri i këngëtares ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve. /GazetaSinjali/