image “Albin Kurtit me ja gjuajt në fytyrë një verë të kuqe të Kosovës"

Politikë

“Albin Kurtit me ja gjuajt në fytyrë një verë të kuqe të Kosovës”

news image

Shefi i GP-së së AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar gjuajtjen me vezë ndaj Avdullah Hotit, duke thënë se i ka pëlqyer gjesti i personave që kanë kryer këtë sulm.

Gjuajtjet me vezë, ai i ka quajtur si gjest simpatik, duke shtuar se nuk është asgjë Albin Kurtin me gjuajt me verë të kuqe.

“Albin Kurtit me ja gjujt në fytyrë një verë të kuqe të Kosovës, ‘ Made in Kosova’ që po ja hap tregun Serbisë nuk e besoj që është vepër penale, janë veprime simpatike”, tha Haradinajt në T7, transmeton Gazeta Sinjali.

Më tej Haradinaj tha se beson që Kurti nuk do ta heq taksën ndaj mallrave serbe.

“Le të shkarkojë agjenci, le të qet borde prej punës, nuk është që do të bëjmë zhurmë, në raport Kosovë-Serbi nuk mund të qëndrojmë të heshtur”, tha Haradinaj. /Gazeta Sinjali/