image Albin Kurti viziton odën ku u planifikuan aksionet e para të UÇK-së në Llap

Sociale

Albin Kurti viziton odën ku u planifikuan aksionet e para të UÇK-së në Llap

news image

Kryeministri, Albin Kurti, ka vizituar sot odën e Naim Hysenit. Kjo odë ishte vendi ku u planifikuan aksionet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap nga heronjtë e kombit Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu dhe të tjerë.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se ka dëgjuar rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahu dhe Ilir Konushevcit.

“Kjo është oda e Naim Hysenit, ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin. Këtu bënin plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë. Odë e përgatitjes para aksioneve; dhe, e strehimit pas aksioneve. Përveç gueriles së parë që filloi nga po këtu, çdo vendim tjetër për këtë zonë u vendos po ashtu këtu.”

Kurti tha se kjo vizitë ishte obligim dhe krenari.

“Dje ishte ditëlindja e Ilirit e nesër është e Hakifit. Sot erdha në këtë odë bashkë me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Dëgjuam rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: gjeneral Naim Haziri, kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Erdhëm për kujtim e nderim. Me përmallim dhe obligim”, shkroi ai./Gazeta Sinjali/