Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh edhe kandidat për kryeministër të Kosovës ka thënë se i respekton simbolet shtetërore dhe ka theksuar se nëse merr postin e kryeministrit, do t’a mbajë flamurin e Kosovës në zyrën e tij.
“T’a keni parasysh se nuk kanë faj lojtarët e Kosovës për flamurin dhe himnin që se kendojnë dot. Himni e ka emrin ‘Evropa’ e jo ‘Kosova’ dhe nuk ka tekst. Në ndërkohë une i respelktoj simbolet e shtetit. Në zyren e kryeministrit nuk do t’a heq flamurin e Kosovës”, ka deklaruar Kurti në T7.
Tutje ai theksoi se flamuri i Kosovës është gabim, pasi sipas tij nuk paraqet as historinë e vendit e as demokraci.
“Simbolet duhet ose të reflektojnë demokraci ose histori. Flamuri i Kosovës nuk është as histori, as demokraci, por është gjeografi. Megjithatë asnjë aktivist i yni nuk e ka cenuar asnjë flamur në Kuvendin e Kosoves dhe nuk do t’a bëj as në qeveri”, ka thënë Kurti./Gazeta Sinjali/