image Albin Kurti përdor emrin e Elez Blakajt për të bërë fushatë

Zgjedhje/ Albin Kurti përdor emrin e Elez Blakajt për të bërë fushatë

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një paraqitje në rrjetin social Facebook, ka thënë se prokurori i larguar nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elez Blakaj do të mund të kthehet në Kosovë nëse Vetëvendosja vjen në qeveri.

“Do ta kthejmë Elez Blakajn në Kosovë, të cilin e përndoqën nga Kosova. Me qeverinë tonë të re do të mund të kthehet në vendin tonë” tha Kurti.

Ai gjithashtu akuzoi edhe pushtetarët se mund të kenë pasur lidhje me skandalin e “Panama Papers”. Në këtë skandal ishin përfshirë shumë persona e politikanë, të cilët kishin arritur të fshehin paratë e tyre në shtetin e Panamasë.

“Panamanë e kanë vizituar ish-kryeparlamentari e ish-presidentja, e më pas doli skandali ‘Panama Papers’, nuk dua të spekuloj” tha ai.

Po ashtu ai ka folur edhe për koalicion me LDK-në.

“Nëse të gjitha subjektet do të garojnë veçmas, me siguri do të ketë polemika të ashpra. Pothuajse secili beson që do të fitojë. Unë jam i bindur që ne do të fitojmë. Por nëse e bëjmë koalicionin parazgjedhor, atëherë dihet fituesi. Koalicioni VV-LDK është fituesi”, ka deklaruar ai.