image Albin Kurti për Shpend Ahmetin: Ai nuk është gabimi im i preferuar

Kosovë

Albin Kurti për Shpend Ahmetin: Ai nuk është gabimi im i preferuar

news image

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ndihet i penduar që e kandidoi Shpend Ahmetin për kryetar të Prishtinës.

Kurti theksoi se gjendja aktuale e kryeqytetit e shtyn që t’I bie pishman për këtë veprim.

“Unë nuk e dija se çka do të ndodh, i kishim zotimet tona, mandati i parë ishte shumë i mirë.

Ky nuk është gabimi im i preferuar, më vjen keq çka po ndodh me mafian ndërtimore, me gjendjen në të cilën ndodhet kryeqyteti, kjo mund të më dhemb”, ka deklaruar Kurti në T7.

I pyetur për antarët e tjerë të VV-së që kaluan në Partinë Socialdemokrate, Kurti tha se i ka lutur që të rrinë në partinë e tij.

“Ju kam thënë rrini në VV ka vend, rrini, jo po shkojmë, shkuan tash le të më qkapen, ka mundësi që i kane ra pishman, po janë njerëz të moshës mbi 18 vjeç”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/