Kandidati për kryeministër nga Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për një opozitë të mundshme nga Dardan Molliqaj dhe Ramush Haradinaj nëse ai do të vije në pushtet.
Ai kur është pyetur hipotetikisht për një opozitë sikurse të Dardan Molliqajt, ai ka thënë se nuk do të dëshironte opozitë as sikurse Albin Kurti.
“Nuk do të dëshiroja në opozitë, hiç mos shko më andej. Unë nuk do të doja një Albin Kurt në opozitë”, ka deklaruar Kurti.
Kur është pyetur për mundësinë që në një qeveri të mundshme të udhëhiqet nga Kurti të ketë në opozitë Ramush Haradinajn dhe Dardan Molliqajn, ai ka thënë se nuk ka gjë prej tyre.
“Po të kombinuar janë, po nuk ka asgjë prej asaj pune”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/