Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur deklaratës së Hashim Thaçit i cili në vitin 2015, kur ishte zv/kryeministër kishte thënë se Albin Kurti kishte refuzuar armën për t’u bërë ushtar i UÇK-së.
Selimi ka thënë se një gjë e tillë është e pavërtetë. Madje, sipas tij komandanti i zonës së Drenicës ka konfirmuar se Albin Kurti kishte kërkuar që të jetë ushtar i UÇK-së.
Ai duke cituar komandantin thotë se Kurtit i ishte kërkuar të qëndronte afër Adem Demaçit.
“Është e pavërtetë e ka kërkuar dhe këtë e dëshmon edhe komandanti në Zonës Operative të Drenicës, i cili thotë se Albin Kurti ka ardhur dhe ka kërkuar të jetë ushtar i UÇK-së dhe ai nga ai pozicion i ka kërkuar të jetë afër Adem Demaçit”, ka thënë ai në rtv Dukagjini.
Më tutje Selimi ka thënë se kjo gjë është shpikur nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli vetëm pasi Albin Kurti është bërë pjesë e politikës.
“Edhe Veseli edhe Thaçi nuk e kanë thënë këtë kur ka qenë në burg, por vetëm pasi është futur në skenën politike”, ka deklaruar Selimi./Gazeta Sinjali/