Albin Kurti gjatë adresimit të tij në Facebook ka thënë se nëse nuk ka koalicion parazgjedhor me Lëvizjen, pas rezultatit të zgjedhjeve do të ketë hidhërime.
Kurti duke ironizuar ka thënë se të gjitha partitë po besojnë që do t’i fitojnë zgjedhjet. Por, sipas tij Lëvizja Vetëvendosje do të dalë fituese, andaj preferon një koalicion me LDK që të mos ketë hidhërime.
“Unë jam i bindur që fiton Lëvizja Vetëvendosje e ata të cilët nuk fitojnë do të hidhërohen pastaj sepse kanë menduar që fitojnë e kur hidhërohen nuk dinë as çfarë bëjnë”, është shprehur ai.
Ai ka folur edhe për koalicionin me LDK-në, duke thënë se deri më tash kanë pasur bashkëpunim të mirë.
“Kemi shprehur vullnetin e mirë. Jemi optimistë. Për një vit kemi bashkëpunim me kryetarin tashmë të rizgjedhur të LDK-së Isa Mustafa. Kemi pas takime të rregullta, dhe që nga vera e vitit të kaluar, s’ke kemi befasuar njëri-tjetrin”.
Po ashtu ai ka përmendur dy data kur sipas tij mund të shkojë vendi në zgjedhje. Ka përmendur 29 shtatorin dhe 6 tetorin./Sinjali/