Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për përleshjen mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit disa ditë më parë.
Ai ka Dardan Molliqajn e ka quajtur kamikaz për shkak të dëshpërimit për dështimin që ta shkatërroj Vetëvendosjen.
Ka thënë se zhurmat e Molliqajt janë sikurse zhurmat e kamikazit.
“Nuk e kam parë emisionin se nuk kam pasur kohë. Por po e theksoj që bëhet fjalë për një lloj dëshpërimi të kamikazit dhe e hedh debatin është vështirë të debatosh”.
“Ka dështuar shpresa më e madhe për ta shkatërruar VV-në dhe tashmë janë zhurmat e kamikazit para shpërthimit”, ka thënë ai në t7.
Kur është pyetur nëse ai ndjen përgjegjësi për Dardan Molliqajn, ai ka thënë se nuk ka përgjegjësi për askënd.
“Unë nuk e kam nxjerr. Unë nuk garantoj as për këta që janë tash. Çka do të ndodh pas disa viteve. Unë jam akuzuar për atë që nuk jam për diktator”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/