Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj ka paralajmëruar këngë të re për ditën e të dashuruarve, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një fotografie të postuar në rrjetin social Instagram, Alban Skenderaj ka bërë të ditur ditën e publikimit të këngës, më 14 shkurt.
Ndërsa, nuk dihet ende se si do të titullohet kënga, por, duket se ka të bëj me dashurinë.
Ndryshe, kënga e fundit e Alban Skenderaj ishte “Duam” në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Miriam Cani. Kënga ka arritur më shumë 18 milionë klikime në Youtube./Gazeta Sinjali/