Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se masat e reja nga Qeveria e Kosovës që kanë hyrë në fuqi të premten e kaluar janë duke u respektuar, veçanërisht pjesa e kufizimeve, shkruan Gazeta Sinjali.
Zemaj është shprehur se ka një stabilitet sa i përket lakores së koronavirusit, duke theksuar tutje se personeli shëndetësorë tashmë janë të mbingarkuar.
“Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin. Kemi një stabilitet të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”, u shpreh Zemaj.
Këto komente Zemaj i bëri pas pranimit të një donacioni nga Ambasada e Hungarisë në Republikën e Kosovës.