image Alarmon sektori privat: Nëse s'hiqet kushtëzimi që të paguajnë edhe kompanitë, 95 % e punëtorëve s’do t’i marrin paratë as nga Qeveria

Financa

Alarmon sektori privat: Nëse s’hiqet kushtëzimi që të paguajnë edhe kompanitë, 95 % e punëtorëve s’do t’i marrin paratë as nga Qeveria

news image

Pas propozimit të pakos së re në përballje me inflacionin nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Federata e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti, duke i kërkuar heqjen e kushtëzimit, se nëse pronarët e kompanive paguajnë për punëtorët nga 50 euro, do t’i paguaj edhe qeveria.

Gazeta Sinjali, ka siguruar kërkesën e dërguar nga kjo federatë sindikale tek kryeministri dy ditë më parë.

Kryetari i sindikatës Jusuf Azmi, ka kërkuar nga kryeministri, se duke u nisur nga gjendja dhe praktika e kahershme, nëse nuk e hiqet ky kushtëzim, 95 për qind e punëtorëve të sektorit privat  të Kosovës nuk do ta kenë mundësinë t’i marrin këto mjete, meqë kjo kërkesë nuk e ngarkon buxhetin e ndarë nga Qeveria për këto kategori.

/GazetaSinjali/