Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova duhet të përgatitet për më të keqen.
Ai thotë se Serbia është shtet autoritar që ka investuar në ushtri dhe në fundamentalizëm ortodoks.
“Ne duhet të përgatitemi për më të keqen që nënkupton që duhet ta ruajmë vendin ashtu siç e garanton Kushtetuta, ta ruajmë demokracinë tonë”, ka thënë Muja në DPT te Fidani.
Muja nuk e tha në mënyrë direkte që Serbia mund ta sulmojë Kosovën, por ai përmendi disa elemente që mund të çojnë në eskalim.
“Janë në pushtet njerëzit që kanë kryer spastrim etnik. Ata marrin armë nga Rusia dhe Kina, ndërkaq zhvillimin nuk e përdorin për ta promovuar paqen por për ta ushqyër autoritarizmin e tyre”, ka thënë Muja.
Ai po ashtu ka thënë se Policia e Kosovës është dhe krenari, dhe se po e kryen punën e vetë si duhet.