image Alarmi për bombë te Rektorati i UP-së, deklarohet Policia

Siguri

Alarmi për bombë te Rektorati i UP-së, deklarohet Policia

news image

Sot, objekti i Universitetit të Prishtinës është rrethuar me shirita të Policisë, kjo sepse dyshohet për një kërcënim me bombë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, të cilët thonë se në ora 12:00 kanë pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm, në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia bëjnë të ditur se informacionet e para flasin për një kanosje të dyshimtë, e cila ka ardhur përmes postës elektronike.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative, të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Sinjali do të iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.

/GazetaSinjali/