image Alarmet për bomba janë bërë përditshmëri në Maqedoni të Veriut, autorët të pakapshëm

Rajon

Alarmet për bomba janë bërë përditshmëri në Maqedoni të Veriut, autorët të pakapshëm

news image

Alarmet e rreme për bomba në vend sa vijnë e shtohen. Autoritetet, përveç konstatimit se kjo është luftë hibride, thonë se janë në koordinim me Interpolin dhe Europolin për të detektuar dorasit.

Sipas të dhënave të fundit këto kërcënime bëhen nga server të rrjeteve private jashtë shtetit, ndonëse vend anëtar i NATO-s për organet tona të zbulimit janë të pakapshme. Kryeministri Kovaçevski thotë se MPB-ja po punon në gjetjen se nga vijnë alarmet, duke bërë thirrje të qytetarët që të qëndrojnë të qetë.

“Situata e sigurisë në vend është stabile dhe Ministria e Punëve të Brendshme po kryen plotësisht dhe me sukses punën e saj për të garantuar sigurinë e çdo qytetari. Sa i përket aktit monstruoz të kërcënimit me bombë, i cili fillimisht filloi në autobusët e NQP-së, më pas në shkollat e Shkupit dhe në disa qytete të tjera dhe ditëve të fundit u përhap në qendrat tregtare dhe ndërtesat më të mëdha të banimit, ato shoqërohen gjithmonë me publikun, i cili në fakt është një nga synimet kyçe në fushën e terrorizmit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Ekspertët e sigurisë thonë se nga disa qendra të fuqishme, synimi më i madhe është destabilizimi i Ballkanit, që dëshiron integrimin evropian. Denoncime të rrejshme ka pasur edhe në disa vende të rajonit, por mos detektimi në kohë i kërcënuesve do të përshkallëzojë alarmet edhe në pikat kyçe të infrastrukturës vitale të shtetit, thotë profesori Zlate Dimovski nga Fakulteti i Sigurisë. Ai tha se nuk keni parë asgjë akoma, derisa aktualisht po testohet gatishmëria e organeve të sigurisë, kërcënimet do rriten.

“E gjithë kjo bëhet për tu arritur disa qëllime, që i duan ata të cilët bëjnë kërcënimet dhe ato synime presin ti realizojnë. Një pjesë e tyre janë që të krijojnë de stabilizim politik, sepse është element kyç. Mandej të hynë më thellë në vet sistemin policor dhe organet e zbulimit duke hetuar vetë këto ngjarje, përkatësisht kinse vendosja e bombave. Mandej të shkohet nga banaliteti, hetimi nëse ekzistojnë vërtetë materiale shpërthyese që do krijonte kaos, dhe në fakt më vonë mund të vendosin realisht bomba diku”, tha Zlate Dimovski, Ekspert i sigurisë.

Në tre muajt e fundit, sa vinë e intensifikohen kërcënimet me bomba, të cilat rezultojnë të rreme. Por, sipas ekspertëve mbjellja e frikës dhe e pasigurisë tek qytetarët është një paralajmërim për një destabilizim të mundshëm të situatës në vend. Psikologët që kontaktuam thanë se në kushte të frikës, sjellja kolektive mund të jetë e pakontrollueshme ndaj situatave që mund të cenojnë sigurinë kombëtare të vendit.

/GazetaSinjali/