image Alarme për bomba në Shkup, del përmbajtja e kërcënimit në Aeroportin e Shkupit

Rajon

Alarme për bomba në Shkup, del përmbajtja e kërcënimit në Aeroportin e Shkupit

news image

Alarme për bomba sot është dërguar në adresat elektronike të hotelit Aleksandar Palas, Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Qendrës Tregtare “East Gate”.

Nga hoteli Aleksandar Pallas janë evakuuar të gjithë mysafirët dhe të punësuarit, është anuluar dhe konferenca vjetore e Odës ekonomike, në të cilën duhej të merrte pjesë kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Janë evakuuar edhe të punësuarit në Aeroportin e Shkupit dhe janë anuluar të gjitha fluturimet. Për momentin është mbyllur dhe po kryhen kontrolle në East Gate.

Del përmbajtja e kërcënimit për bombë në aeroportin e Shkupit

Shtetasit e Maqedonisë janë bashkëfajtorë në shkatërrimin e vendit tim. Prandaj sot u bashkuam me njerëzit tanë të njëmendimit dhe partinë politike për të bombarduar lokacionet e mëposhtme në Shkup, 8 bomba në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, 5 bomba në Arenën Kombëtare “Toshe Proeski”, një bombë në ndërtesën e FFM-së, një bombë në QT “East Gate”, dy bomba në hotelin “Meriot” dhe një bombë në hotelin “Senigalia”, shkruan në letrën që sot në mëngjes është dërguar në adresën elektronike të aeroportit të Shkupit, tekst që tashmë po shpërndahet në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në letër ndër të tjera thuhej se bombat po aktivizohen dhe do të shpërthejnë në “lëvizje sizmike”.
“Ne mund ta bëjmë këtë çdo ditë, a e dëshironi këtë?” Sepse fundi nuk ju duket i mirë juve dhe fëmijëve tuaj, qytetarëve, njerëzve. Ose mund të vendosni që më në fund të merrni vendimin e duhur. Pezulloni sanksionet, muta”, thuhet në mesazhin kërcënues për bomba.

/GazetaSinjali/