image Alarmante, konfirmohen mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Alarmante, konfirmohen mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1 mijë e 85 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, që është dhe shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

I lartë është edhe numri i të shëruarve. Gjithsej 283 persona e kanë fituar betejën me koronavirus, ndërsa në 24 orët e fundit 12 persona kanë ndërruar jetë. Janë kryer gjithsej 3 mijë e 294 teste, edhe ky një tjetër rekord për sa i përket testimeve, transmeton Gazeta Sinjali.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut gjithsej me COVID-19 janë diagnostikuar 31 mijë e 572 persona, prej të cilëve 20 mijë e 731 janë shëruar, ndërsa 994 kanë vdekur. Për momentin vendi regjistron 9 mijë e 847 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Sinjali/