image Alarmante/Asnjë shtrat i lirë për pacientët me COVID-19 në Klinikën Infektive

Shëndetësi

Alarmante/Asnjë shtrat i lirë për pacientët me COVID-19 në Klinikën Infektive

news image

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK, Izet Sadiku, ka folur rreth situatës me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sadiku para mediave tha se gjendja e rëndë në Klinikë po vazhdon pasi që orientimi i parë i pacientëve me COVID-19 është aty, duke shtuar se edhe infektimi i stafit mjekësor po paraqet problem në shërbimin e pacientëve.

“Klinika Infektive vazhdon ti ketë të mbushura kapacitetet me pacientë për arsye se është klinika e parë për Covid. Orientimi i parë i pacientëve është këtu. Këtë 10 ditëshin e fundit e kemi një kapacitet të shtuar. Ne jemi duke e dhënë trajtimin vazhdimisht edhe pse kemi staf të infektuar”, tha ndër të tjera Sadiku.

Po ashtu, ai u shpreh se gjendja e rëndë në Klinikë po vazhdon, teksa shtoi se nuk ka shtretër të lirë për qëndrim 24 orësh.

“Me forcat tona po japim ndihmë për të gjithë ata. Kërkesat për hospitalizim janë të mëdha. 120-122 pacientë, janë të mbushura kapacitet e klinikës me pacientë. Shtretër të lirë me qëndru për 24 orë nuk kemi asnjë, kërkesat janë të mëdha, është rritur shumë numri i pacientëve”, shtoi Sadiku.

Sadiku tha që nëse vazhdon ky trend i rritjeve të rasteve me koronavirus, duhet vendosur masa të reja.

“Nëse vazhdon ky trend i rritjeve të rasteve duhet vendosur masa të reja. Shumë vende në Evropë po bëjnë mbyllje”, tha Sadiku./Gazeta Sinjali/