Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2.667 teste dhe prej tyre 978 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ose 37% e testeve të kryera.
Në 24 orët e fundit po ashtu kanë ndërruar jetë edhe 26 pacientë, numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Shtëpia e Shëndetit njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar vetëm 23 persona. /Gazeta Sinjali/