image Alarm për eksploziv në diskotekën 'Gate Club' në Prishtinë, intervenon njësiti special kundër bombave

Siguri

Alarm për eksploziv në diskotekën ‘Gate Club’ në Prishtinë, intervenon njësiti special kundër bombave

news image

Pas një alarmi për eksploziv në diskotekën “Gate Club” në Prishtinë, në orët e para të ditës së sotme, eventi është anuluar. Për shkak të panikut, është kërkuar nga klientët që të largohen, teksa njësitet anti-bombë dhe K9 kanë intervenuar, raporton Gazeta Sinjali.

Por paralajmërimi për shpërthim doli të jetë i rrejshëm.

Kështu kanë njoftuar nga diskoteka përmes një njoftimi në rrjete sociale, teksa nuk janë bërë të ditura detajet e tjera.

Në një video të siguruar nga Sinjali, dëgjohet teksa kërkohet nga të pranishmit të largohen nga ambientet e diskotekës.

/GazetaSinjali/