image Alarm për bombë, mbyllet aeroporti i Podgoricës dhe i Tivarit

Rajon

Alarm për bombë, mbyllet aeroporti i Podgoricës dhe i Tivarit

news image

Një alarm për bombë në Malin e Zi ka ngritur në këmbë policinë, ndërsa është krijuar kaos në aeroportin e Podgoricës dhe atë të Tivarit.

Ka qenë një telefonatë anonime ajo që ka alarmuar autoritetet, të cilët kanë nisur nga puna për verifikimet e tyre.

Shërbimet e aeroportit u kanë thënë pilotëve të avionit, të cilët duhet të uleshin në Golubovce dhe Tivat pas orës 9:00 të vazhdonin të qarkullonin lart dhe të presin derisa Policia të përfundojë kontrollin.

Rastet e alarmit për bombë janë të shpeshta, ku vitin e kaluar pati një sërë alarmesh false për bomba të vendosura në godina të institucioneve shtetërore, shkolla.

/GazetaSinjali/