image Alarm në Liqenin e Batllavës: Një person hyri në ujë dhe nuk doli më – nisin kërkimet

Siguri

Alarm në Liqenin e Batllavës: Një person hyri në ujë dhe nuk doli më – nisin kërkimet

news image

Një person dyshohet se është zhdukur në ujërat e Liqenit të Batllavës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar për lokalizimin e tij.

Sipas informacioneve të para, të dhëna nga Policia, rreth orës 13:00 kanë pranuar njoftimin se një person kishte hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës, por më pas nuk ishte parë të dilte.

Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes janë angazhuar menjëherë njësitë relevante të Policisë, së bashku me ekipet e tjera të specializuara të kërkim-shpëtimit, për të zhvilluar operacionin për gjetjen e personit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje shtesë për identitetin e personit apo rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/