Një zbulim i pazakontë është bërë mbrëmjen e së martës në fshatin Hallaq i Vogël, ku një banor ka hasur në municion të lënë pranë pronës së tij, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 21:05, A. Z., rreth 63-vjeçar ka njoftuar Policinë pasi kishte gjetur dy kuti me municion pranë rrethojës së oborrit të shtëpisë së tij.
Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë sekuestruar 64 fishekë me gaz të kalibrit 9 mm, të cilët ndodheshin brenda dy kutive.
Ankuesi ka deklaruar se nuk ka dijeni se si municioni ka përfunduar në atë lokacion dhe nuk ka shprehur dyshime ndaj ndonjë personi.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, në konsultim me Prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës”.
Policia ka sekuestruar municionin dhe ka nisur hetimet për identifikimin e personit që e ka lënë atë pranë pronës së ankuesit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!