Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt. Lajmin e konfirmuan përfaqësuesit e tij për Fox News Digital.
Aktori i “Godfather” është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën Noor Alfallah, 29 vjeç.
Pacino, i cili mbushi 82 vjeç në prill, ka tre fëmijë: një vajzë me ish-in e tij Jan Tarrant dhe binjakë me ish-in e tij, Beverly D’Angelo.
Alfallah ka qene e lidhur më parë me Mick Jagger dhe miliarderin Nicholas Berggruen.
Kujtojmë që dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë kur u fotografuan duke ngrënë darkë së bashku. Burime të shumta vitin e kaluar se çifti në të vërtetë ishin takuar në heshtje që nga pandemia.