Gazetari, Bledi Mane, e ka akuzuar Ana Lleshin se ajo ka probleme me personalitetin, shkruan Gazeta Sinjali.
Debati mes tyre nisi në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”.
Sipas Manes, personat që largohen nga “Për’puthen” janë njerëz me dy personalitete që vuajnë nga një çrregullim mendor.
Ai thotë se ata duhet të ftohen në emisione bashkë me një psikolog.
“Personat që dalin nga Për’puthen janë njerëz me dy personalitete dhe vuajnë nga një çrregullim mendor. Janë vënë para një presioni social, në karakterin e tyre shoh luhatje të mëdha. Dhe Ana dhe Shqipja nxorën në pah një krenari të tepruar. Duhet një psikolog për këta personazhe që marrin pjesë në këto emisione”, thotë Bledi.
Kjo akuzë e acaroi shumë Anën.
“Kush je ti të na gjykosh? Nuk do rri të të dëgjoj ty, s’kam nerva”, tha Ana, duke u larguar nga studio./Gazeta Sinjali/