image Akuzat për shantazh ndaj Totajt, Kabashi flet për projektin që e shtyri të jap dorëheqje: Nuk më lanë të punoja drejtë

Politikë

Akuzat për shantazh ndaj Totajt, Kabashi flet për projektin që e shtyri të jap dorëheqje: Nuk më lanë të punoja drejtë

news image

Zëvendësimi i një projekti me një tjetër i Drejtorisë për së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren ka qëlluar të jetë mollë sherri mes kryetarit të kësaj komune Shaqir Totaj dhe drejtoreshës së kësaj drejtorie, Vjollca Kabashi, e cila tashmë ka dhënë dorëheqje. Pas akuzave që lëshoi në drejtim të Totajt, ky i fundit ka thirrur konferencë për media, raporton Gazeta Sinjali.

Por si erdhi deri te përplasja mes tyre dhe vendimi që shkaktoi tensione në komunë?

Gazeta Sinjali ka kontaktuar vet Kabashin e cila ka folur për projektin që e futi në sherr me Totajn dhe e shtyri të marrë vendimin për t’u larguar si pasojë e kërcënimeve dhe shantazhit që siç thotë ajo kanë ardhur nga kryetari.

Kabashi tha se zëvendësimi i një projekti me një tjetër e më pas shtyrja për ta nënshkruar këtë vendim, ka qenë arsyeja që e ka shtyrë për të dhënë dorëheqje.

“Një projekt ka kalu në projekt tjetër, kështu që këtë çështje e kam kalu përmes krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës”, tha ajo.

Më tej Kabashi kritikon kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj për refuzimet e shpeshta për takim.

“Si drejtoreshë kur kam kërku për çështje enkas të drejtorisë time, zakonisht kanë dalë në prit të tjerët dhe kanë thënë që nuk është kryetari në zyrë. Mirëpo unë e dija që është kryetari aty dhe e kanë verifikuar edhe të gjithë drejtorët vetë për arsyen se si po manipulohet me mua”, u shpreh ajo.

Kabashi shton se është përballur edhe me mungesë të stafit, kështu duke ia pamundësuar punën si drejtoreshë.

“Asnjëherë nuk më është plotësuar numri i koordinatorit të punës edhe financierja që sa kohë një herë e ka shfrytëzuar pushimin mandej jo sëmundje se a ka qenë e qëllimshme a çka ka qenë se krejt këto kanë qenë nga zyra e kryetarit të cilët më kanë thënë vetëm ti ankohesh. A unë kam kërkuar plotësim të stafit për me i vënë në dritë të gjitha gjërat e drejtorisë pikërisht për familjet skamnore”, tha ajo.

Në fund ajo shtoi se qëllimi i saj ishte të punonte në mënyrë të drejt.

“Unë kam qenë njeri i realitetit ku kam të bëjë me familje skamnore dhe aty është qëllimi që kam dashtë të punoj në mënyrën më të drejtë për këto familje t’i dalim në përkrahje“, tha ajo.

Ndryshe, Kabashi në njoftimin e saj në Facebook, thotë se është kërcënuar e shantazhuar nga zyra e kryetarit.

Sinjali ka folur edhe me zyrën për media të Totajt, mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje duke cituar se do të dalin në konferencë për media e cila do të mbahet në ora 12:00. Për këtë temë nuk ka qenë i qasshëm as Totaj.

Ndryshe, Komuna e Prizrenit udhëhiqet nga Partia Demokratikee Kosovës që është në koalicion me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate.

/GazetaSinjali/