image Akuza ndaj Gjykatës Speciale për sjellje mafioze ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së

Kosovë

Drejtësi/ Akuza ndaj Gjykatës Speciale për sjellje mafioze ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së

news image

Pasi janë ftuar rreth 250 ish-ushtarë të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, së shpejti pritet që të fillojnë të ngriten aktakuzat, madje të bëhen edhe arrestime.

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një bisedë gjatë ditës së sotme për Gazetën Sinjali, ka mohuar se organizata që ai bënë pjesë bashkëpunon me Dhomat e Specializuara. Por ai thotë se në bazë të informacioneve jo zyrtare së shpejti mund të ketë arrestime.

“Jo, për besë nuk kemi as një lidhje, ne nuk bashkëpunojmë me Gjykatën e Hagës, ne përkundrazi jemi kundër saj, përpos këtyre njohurive që na i japin vetë ne nuk kemi informacione tjera”.

“Ne i kemi pas disa informacione që do të fillojnë me arrestime, me siguri nuk do të fillojnë me arrestime pa u ngritë aktakuzat. Ne veteranët kemi bë çmos, kemi bë kërkesë që mos të iu japin precedent që të bëjnë arrestime, kështu që për ne është e pa kuptimtë për çka duhet me e arrestua dikë deri sa i përgjigjet thirrjes”, ka deklaruar ai për Gazetën Sinjali.

Më tutje Haradinaj ka hedhur akuza në drejtim të Gjykatës Speciale për trajtimin e ish-ushtarëve të UÇK-së. Thotë se janë futur me dhunë në xhipat e këtij institucioni. Ai e konsideron si sjellje mafioze nga zyrtarët e Gjykatës Speciale.

“Jo ne kemi raste të veçanta, përpara kur janë sjell me keq me njerëz po kemi raste kur sjellën shumë keq me njerëz, i marrin përmes xhipave, i fusin në xhipa, u thonë dilni këtu, në një mënyrë mafioze pak”, ka thënë më tutje ai.

Ai po ashtu ka shprehur habinë se si ftesat nga Gjykata Speciale janë të njëjta edhe për dëshmitarët edhe për të dyshuarit.

“Por kohëve të fundit janë duke i thirr më drejtë më në rregull  edhe pse thirrja nuk ndryshon as një gjë çoftë si i dyshuar çoftë si dëshmitar, do të thotë e njëjta përmbajtje është të njëjtat nene janë, më duket këto letra i kanë ‘bllanko’”, ka thënë Nasim Haradinaj.

Sipas tij deri më tani janë mbi 160 persona të ftuar nga Gjykata Speciale, dhe nuk dihet saktë nëse do të ketë të tjerë të ftuar.

“Për aq sa dimë numri i ftesave është mbi 160, por ndoshta ka njerëz që nuk i kanë ftuar ende ose duan që t’i ftojnë në të ardhmen”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/