image Akullnajat zvicerane humbin 10 për qind të masës brenda dy vjetëve

Evropë

Akullnajat zvicerane humbin 10 për qind të masës brenda dy vjetëve

news image

Akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës – rreth 10 për qind – në dy vjetët e fundit, ka thënë Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë.

“Një vit ekstrem përcillet me një tjetër. Akullnajat në Zvicër kanë humbur 6 për qind të masës më 2022. Megjithatë, më 2023 është regjistruar edhe një humbje tjetër prej 4 për qind, çka përbën zvogëlimin e dytë më të madh prej fillimit të matjeve”, ka thënë Komisioni.

“Akullnajat zvicerane janë duke u shkrirë me ritëm të shpejtë. Shpejtësia është dramatike, pasi sasia e akullit të shkrirë në vetëm dy vjet është i ngjashëm me periudhën 1960 – 1990”, ka thënë ky trup.

Si arsye për një shkrirje të tillë është përmendur sasia e vogël e reshjeve të borës në periudhën 2022-23 dhe temperaturat tejet të larta në verë.

Një pjesë e akullnajave është zhdukur plotësisht.

Shkrirje është regjistruar edhe në luginat Valais dhe Engadin, ku akulli gjendet në lartësi prej mbi 3.200 metrave.

Mesatarja e humbjes së akullit në këtë zonë ka shkuar në 3 metra.

/GazetaSinjali/