image Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të qeverisë nuk do të zbatohet menjëherë

Kosovë

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të qeverisë nuk do të zbatohet menjëherë

news image

Sot Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Qeverisë Kurti, për kufizim të lëvizjes të lirë.

Në përgjigjen që ka kthyer Gjykata Kushtetuese, ndër të tjerash ka theksuar se ky vendim nuk do të hyjë në fuqi menjëherë por se do të shfuqizohet me 13 prill të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

“Duke u bazuar në nenet 116.3 të Kushtetutës, 20.5 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullin 60 (5) të Rregullores së punës, Gjykata përcaktoi datën 13 prill 2020, si datë të hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi, respektivisht shfuqizimit të Vendimit të kontestuar të Qeverisë”, shkruan Gjykata Kushtetuese.

Si arsyeje për këtë datë kanë dhënë gjendjen aktuale të pandemisë, e cila paraqitet si rrëzik një ndërveprim i menjëhershëm, sipas Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata ka përcaktuar një datë tjetër të hyrjes në fuqi të Aktgjykimit të saj, respektivisht datën 13 prill 2020, përjashtimisht dhe duke marrë parasysh: (i) rrethanat e krijuara me shpalljen e pandemisë COVID-19 në nivel botëror; (ii) rekomandimet përkatëse të institucioneve shëndetësore në nivel shtetëror dhe botëror; (iii) pasojat potencialisht të dëmshme për shëndetin publik si rezultat i shfuqizimit të menjëhershëm të kufizimeve të përcaktuara përmes Vendimit të Qeverisë; dhe (iv) mbrojtjen e shëndetit dhe interesit publik deri në zbatimin e këtij Aktgjykimi nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjerash./ Gazeta Sinjali/