image Aktorja ukrainase vdes pas sulmit me raketa ruse

Film

Aktorja ukrainase vdes pas sulmit me raketa ruse

news image

Aktorja ukrainase, Oksana Shvets ka vdekur në moshën 67-vjeçare pas një sulmit me raketa ruse në Kiev.

Lajmin për vdekjen e saj e dha Teatri i Ri, pjesë e të cilit ishte e ndjera. Kolegët e Oskanës kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e saj.

Kujtim i ndritshëm për aktoren e talentuar!” thuhet në deklaratë.

“Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”

Aktorja e lindur në vitin 1955, pati një karrierë dhjetëvjeçare në teatër dhe film. Ajo ishte një nga artistet më të arrira të vendit. /GazetaSinjali/