Aktorja e njohur Mindy Kaling ishte e ftuar në spektaklin The late Show with Stephen Colbert, ku bëri një deklaratë, që i la të gjithë të befasuar.
Ajo tha se muajin e kaluar ishte bërë nënë për herë të dytë. Aktorja kishte lindur një djalë, e madje bëri publik dhe emrin.
“Po askush nuk e dinte që ishe shtatzënë?” pyeti i çuditur Colbert.
“E di, Edi. Ky është një lajm qe edhe shume njerëz te tjerë e degjojne per here te pare”, iu përgjigj ajo. “Po e them këtu dhe ndjehem pak e sikletosur. Djalin e linda në 3 shtator”, rrëfeu Kaling e cila ka dhe një vajzë, Katherine, që erdhi në jetë në dhjetorin e 2017. Ashtu si lindja e Spencerit, dhe ajo e Katherines ishte e papritur për publikun, veçanërisht për ardhuruesit e aktores. Kjo për shkak se Mindi nuk e ka bërë të njohur kurrë atësinë e vajzës. /Gazeta Sinjali/