Aktorja turke e dashur për publikun, Farah Zeynep Abdullah, e cila u bë e njohur prej rolit të saj në serialin “Kurt Seit dhe Sure”, ndodhet në Shqipëri dhe po i kalon pushimet në bregdetin shqiptar.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga Saranda. Siç duket, Sura është magjepsur pas Sarandës, pasi ky është i dyti vit rradhazi që e zgjedh si destinacion të pushimeve të saj.
Aktorja i ka ripostuar fotot dhe në Instastory dhe ka përshëndetur të gjithë shqiptarët, duke i shoqëruar me flamurin kuq e zi dhe një zemër. “Shqipëri”, shkruan ajo. /Gazeta Sinjali/