Aktorja dhe ish-drejtoresha e organizatës jo-qeveritare “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, Edita Dula është shpallur e pafajshme nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ajo akuzohej për përvetësim të parave të bamirësisë, ndërkaq sot, teksa gjyqtarja po e jepte aktgjykimi lirues ndaj saj, aktorja ka filluar të qaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Dula akuzohej se gjatë viteve 2016 – 2017, kishte keqpërdorur besimin e njerëzve dhe se i kishte përvetësuar paratë e dhuruara për njerëzit në nevojë. /Gazeta Sinjali/