image Aktorja e njohur u mbyt në liqen, ish-bashkëshorti i saj: Po jetoj një makth

Film

Aktorja e njohur u mbyt në liqen, ish-bashkëshorti i saj: Po jetoj një makth

news image

Aktorja e njohur amerikane, Naya Rivera, tronditi mbarë opinion public pas zhdukjes në liqen teksa shëtiste me djalin 4 vjeç me varkë.

Trupi i saj u gjet 6 ditë më vonë. Familja ende nuk e pranon dot lajmin e humbjes së vajzës së tyre, ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Ryan Dorsey nuk mund ta imagjinojë të rrisë djalin e tyre 4-vjeçar pa të.

“Ryan Dorsey po jeton një makth. Edhe pse ai ishte ndarë nga Naya, ajo është nëna e djalit të tij, Josey. Ai ka nevojë për nënën e tij”, u shpreh një burim për “People”.

Burimi shtoi se Ryan po kalon një periudhë shumë të keqe dhe nuk ka mundur dot as të flejë.Sipas burimit që kur Naya u zhduk, Ryan dhe Josey kanë kaluar çdo ditë me familjen e Naya.

Ata të gjithë po e mbështesin njëri-tjetrin, ndërsa po kujdesen edhe për vogëlushin. Naya dhe Ryan u martuan në 2014 dhe në fund të 2018 vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.

Naya Rivera vdiq nga mbytja aksidentale, thanë zyrtarët në Kaliforni pas ekzaminimit të trupit. “Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike ose procese sëmundjesh. Nuk ka asnjë të dhënë nga hetimi apo ekzaminimi që droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por të tjera analiza toksikologjike do ti bëhen Riveras”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa djali i saj 4 vjeç u gjet i vetëm dhe duke fjetur në varkë dhe më vonë i tha policisë se nëna e tij nuk ishte kthyer kurrë pas notit në liqen. /Gazeta Sinjali