image Aktorja e njohur shtrohet në spital nga COVID-19

Film

Aktorja e njohur shtrohet në spital nga COVID-19

news image

Aktorja e njohur shqiptare Rajmonda Bulku, ka rezultuar pozitiv në testimin e virusit COVID-19.

Në rastin e Bulkut, simptomat kanë qenë më të theksuara, kjo bëri që aktorja e njohur të shtrihet në spital ku siç zbulojnë mediat shqiptare, po merr trajtimin e nevojshëm për t’u shëruar nga COVID-19.

Aktorja 62-vjeçare ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Rajmonda Bulku është nderuar me disa çmime për punën e saj.

Ajo ka marrë pjesë në më shumë se 20 filma, ndërkohë që mbahet mend edhe si pjesë e lëvizjes studentore të dhjetorit ’90. /Gazeta Sinjali/