Aktorja e njohur shqiptare Rajmonda Bulku, ka rezultuar pozitiv në testimin e virusit COVID-19.
Në rastin e Bulkut, simptomat kanë qenë më të theksuara, kjo bëri që aktorja e njohur të shtrihet në spital ku siç zbulojnë mediat shqiptare, po merr trajtimin e nevojshëm për t’u shëruar nga COVID-19.
Aktorja 62-vjeçare ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Rajmonda Bulku është nderuar me disa çmime për punën e saj.
Ajo ka marrë pjesë në më shumë se 20 filma, ndërkohë që mbahet mend edhe si pjesë e lëvizjes studentore të dhjetorit ’90. /Gazeta Sinjali/