Marrëdhëniet seksuale edhe pse dhurojnë kënaqësi, ndonjëherë mund të kthehet edhe në ngjarje traumatike. Kështu ka ndodhur për aktoren amerikane Kelly Ripa.
Prezantuesja e “Live With Kelly and Ryan”, shkroi në librin e ardhshëm “Live Wire” se ajo dikur humbi ndjenjat gjatë seksit për shkak të cisteve të mëdha në vezoret e saj.
51-vjeçarja e bëri këtë rrëfim në librin e saj “Live Wire: Long-Winded Short Stories”, që pritet të dalë në shitje në fund të shtatorit.
Sipas aktores asaj i ka rënë të fikët duke bërë seks mëngjesin e vitit 1997, rreth gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
“Mendoj se seksi mund të jetë aq traumatik, e megjithatë njëri prej nesh nuk është plotësisht i trembur.” është shprehur aktorja në librin e saj.