Tiffany Haddish ka folur rreth gjestit të Will Smith i cili goditi Chris Rock -un në ceremoninë e 94-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë.
Haddish këtë veprim e quajti si një veprim të bukur përderisa një mashkull del në mbrojtje të partneres së tij.
“Kur pashë një burrë me ngjyrë të ngrihej për gruan e tij. Kjo do të thoshte shumë për mua”, tha Haddish, 42 vjeç, për People në Governors Ball pas ceremonisë.
Smith, doli në skenë dhe goditi Rock, pasi Rock bëri një shaka për flokët e gruas së tij Jada Pinkett Smith, shkruan People.
“Si një grua, e cila ka qenë e pambrojtur, që dikush të thotë, ‘Mbaje emrin e gruas sime larg gojës, lëre gruan time të qetë’, kjo është ajo që burri juaj duhet të bëjë, apo jo? Të mbroj ty”, tha Haddish, e cila luajti në “Girls Trip” me Jadën në vitin 2017.