image Aktorja e famshme në fazën e katërt të kancerit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Aktorja e famshme në fazën e katërt të kancerit

news image

Aktorja e njohur e serialit Beverly Hills, i cili ishte i njohur në vitet 1990, Shannon Doherty ka njoftuar se vuan nga kanceri dhe se është në fazën e katërt të kësaj sëmundje.

Aktorja thotë se nuk është pajtuar ende me sëmundjen e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kanceri im është rikthyer. Më është dashur të informoj publikun për këtë, por nuk mendoj se jam pajtuar me atë fakt akoma,” tha ajo.

Ndërsa, kolegia e saj, aktorja Sara Michelle Geller, tregoi se jeta e saj ishte e vështirë, por që ajo e dinte që Shannon ishte e fortë.

Shannon Doherty, 48-vjeç, pranoi se mësoi se sëmundja e saj ishte kthyer një vit më parë, por që ajo nuk kishte pasur forcë të fliste për të. Ajo dëshironte të tregonte se mund të punonte edhe aq e sëmurë.

“Kam një pilulë të hidhur për të gëlltitur. Është shumë e vështirë për mua. Ka ditë kur pyes veten pse unë dhe pastaj ndonjëherë pranojë sëmundjen dhe i them vetes pse jo unë? Kush tjetër? Kush tjetër e meriton këtë? Askush nga ne nuk e meriton këtë. Shqetësimi im më i madh ishte se si t’i tregoja përsëri nënës dhe burrit tim”, u shpreh aktorja.

Aktorja u kthye në punë dhe pranoi një rol në vazhdim të serialit Beverly Hills, siç tha ajo, për t’i dhënë nderim kolegut të saj të ndjerë Luke Perry, i cili vdiq nga një sulm në zemër pak para fillimit të xhirimeve.

Aktorja e njohur u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2015, derisa në vitin 2017 ajo tha se po shërohej. Megjithatë, gati dy vjet më vonë, kanceri iu kthye./Gazeta Sinjali/