image Aktorja e famshme i jep fund beqarisë në fshehtësi të plotë

Bota e Yjeve

Aktorja e famshme i jep fund beqarisë në fshehtësi të plotë

news image

Aktorja e famshme Scarlett Johansson dhe partneri i saj Colin Jost janë martuar, çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë të fshehtë.

Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni private, të cilën e kanë mbajtur fundjavën që lamë pas.

Kjo është bërë e ditur përmes “Meals on Wheels America” , ku shkruhet të sapomartuar.

“Jemi të lumtur që po japim lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime me familjen e tyre të ngushtë dhe të dashurit e tyre, duke ndjekur masat e sigurisë COVID-19 të përcaktuar nga institucionet. Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojnë në realizimin e një ndryshimi për të moshuarit gjatë kësaj kohe të vështirë duke mbështetur @mealsonëheelsamerica. Ju lutemi merreni në konsideratë që të dhuroni para për të gëzuar çiftin e lumtur”, shkruhet në postim.

Dyshja është njohur në nëntor të vitit 2010, ndërsa lidhja e tyre nisi 7 vite më pas.

Gjithashtu, në vitin 2019 çifti shpalli fejesën. /Gazeta Sinjali/