image Aktori më i famshëm të cilin nuk e keni parë kurrë

Film

Art/ Aktori më i famshëm të cilin nuk e keni parë kurrë

news image

Ai renditet mes aktorëve që kanë luajtur në disa nga filmat më të mirë të historisë, fitues dhe të emëruar për disa çmime “Oscar” dhe shumë trofe të tjerë. Por ndonëse të gjithë njohin Leonardo DiCaprio-n, Brad Pitt apo Matthew McConaughey, askush nuk ka parë ndonjëherë fytyrën e Doug Jones.

Edhe pse emri i tij mbetet i panjohur, Jones ka pasur role të rëndësishme në disa filma të jashtëzakonshëm, si “The Shape of Water”, “Pan’s Labyrinth”, “Batman Returns”, “Hellboy” dhe “Fantastic Four: Rise of the Silver Surfer”.

Askush nuk e njeh fytyrën e tij, sepse në fakt, në gjithë këto filma, nuk e ka shfaqur asnjëherë. Falë edhe punës fantastike të artistëve që e kanë maskuar më së miri, shpesh duke punuar mbi fytyrën e tij për orë të tëra.

Specialiteti i Doug është t’i japë jetë mostrave të tmerrshëm, krijesave fantastike dhe qenieve magjike. Ai e nisi karrierën duke u marrë me pantomima, ku u dallua shpejt për lëvizjet e veçanta dhe shprehëse. “Nuk ia kisha idenë që kjo punë do të shtronte rrugën për atë që më priste në të ardhmen”, tregon ai për “Great Big Story”, partner i CNN.

“Pasi u transferova në Hollivud në vitin 1985, filluan të më njihnin si ai djali i gjatë, i dobët, që i mban maskat mirë në kokë. Roli im i parë në një film të rëndësishme ishte te “Batman Returns”. Në total kam luajtur në mbi 150 filma”. /Gazeta Sinjali/