image Aktori i njohur turk uron shqiptarët në gjuhën shqipe për Ditën e Flamurit

Bota e Yjeve

Aktori i njohur turk uron shqiptarët në gjuhën shqipe për Ditën e Flamurit

news image

Partneri turk i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman, ka uruar shqiptarët sot për 28 Nëntor në gjuhën shqipe.

Ai mëson çdo ditë fjalë të reja, madje së fundmi e habiti Almedën me një postim në Instagram, ku kishte shkruar në shqip:

“Falan Filan; E kështu”– ishin fjalët e tij të shkruara në shqip.

Tolgahan nuk i harron asnjëherë shqiptarët dhe nuk mund ta bënte as sot në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në InstaStory, aktori ka uruar në gjuhën shqipe për 28 Nëntor, duke shkruar:

“Gëzuar 28 Nëntorin Shqipëria”- duke vendosur gjithashtu flamurin shqiptar dhe një shqiponjë.

/GazetaSinjali/