image Will Smith flet për raportin me babain e tij: Unë mund ta shtyja atë nga shkallët dhe të shpëtoja

Bota e Yjeve

Will Smith flet për raportin me babain e tij: Unë mund ta shtyja atë nga shkallët dhe të shpëtoja

news image

Aktori i njohur, Will Smith, ka folur për marrëdhënien e tij me të atin, të cilin e përshkruan si person me ‘dualitet’.

Babai im ishte i dhunshëm, por ai ishte gjithashtu në çdo lojë dhe recital. Ai konsumonte alkool, por ishte esëll në çdo premierë të secilit prej filmave të mi”, shkroi ai, sipas revistës ‘People‘.

Smith ka treguar një histori, që e kishte parë prindin e tij “të godiste të ëmën në anën e kokës aq fort sa ajo u rrëzua”.

E pashë atë të pështynte gjak… Ai moment në atë dhomë gjumi, ndoshta më shumë se çdo moment tjetër në jetën time, ka përcaktuar se kush jam unë”.

Babai i tij vdiq në vitin 2016, 16 vite pasi u divorcua nga gruaja e tij (e ëma e Smith).

Ai u kujdes për babanë e tij kur ai ishte i sëmurë, por tha se incidenti e ndiqte.

“Si fëmijë i thoja gjithmonë vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën time. Se kur të isha mjaftueshëm i madh, kur të isha mjaft i fortë, kur të mos isha më frikacak, do ta vrisja”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se njëherë ka dashur ta gjuajë nga shkallët atë mirëpo e ka ndalur veten.

“Unë mund ta shtyja atë dhe të shpëtoja lehtësisht me të. Ndërsa dekadat e dhimbjes, zemërimit dhe pakënaqësisë u tërhoqën më pas, unë tunda kokën dhe shkova në banjë”, ka thënë Smith.

/GazetaSinjali/