image Aktori i njohur amerikan do ta luajë rolin e zanës së Hirushes

Film

Film/ Aktori i njohur amerikan do ta luajë rolin e zanës së Hirushes

news image

Aktori i njohur amerikan me famë botërore Billy Porter, do të luajë rolin e zanës te filmi i ardhshëm i Hirushes.

Këtë e ka bërë të ditur vetë aktori, së fundmi në një intervistë në Festivalin e New York-ut, transmeton Gazeta Sinjali.

Janë disa filma ku po punoj për momentin. Gjithashtu do të luaj rolin e zanës në filmin e ri të Cinderella-s, përkrah Camila Cabellos”, ka thënë ai.

Billy Porter at the 20th New Yorker Festival

Kujtojmë se këngëtarja e njohur kubano-amerikane Camila Cabello, do të luajë rolin e Hirushes, ndërsa Idina Menzel do të luajë rolin e njerkës.

50-vjeçari që ka fituar edhe çmimin “Emmy”, pritet që me këtë film të bëjë debutimin e tij si regjisor.

Filmi i ri i Hirushes do ta ketë premierën në kinematë botërore me 21 shkurt 2021./Gazeta Sinjali/