Aktori i filmit Godfather, Gianni Russo ka treguar se si Marilyn Monroe ia mori atij virgjërinë kur ai ishte 15 vjeçar dhe ajo ishte 33 vjeçare.
Russo, duke folur për The Sun, tha se “Ajo më mësoi çdo gjë që di. Mendova që isha djali më me fat në botë por nëse një gjë do të ndodhte sot, mendoj se ajo do të arrestohej dhe prindërit e mi do të tentonin që të fitonin para nga kjo punë”, shkruan Daily Mail.
“A isha i mërzitur? Jo. Thjeshtë kam bërë seks me yllin më të madh të filmave në Amerikë dhe me seks simbolin” shtoi ai.
Ai gjithashtu shtoi se u takua me Marilyn Monroen në një sallon flokësh, kur po bëhej gati për xhirimet e filmit Godfather.
Ai e përshkroi atë si të vetmuar në dhomë të hotelit, me rroba dhe pjata të gjuajtura në tokë.
“Ajo menjëherë e hoqi peshqirin dhe u bashkua për një dush” tha ai duke shtuar se “Zemra po më rrihte fort. Si një idiot, i mbylla sytë, gjë që më bëri të qeshja”.
Ai shtoi se më pas të dy qëndruan në shtrat gjatë tërë vikendit, e më pas të hënën ajo u kthye në punë.
Russo, i cili më vonë bëri famë në vitin 1972 në moshën 29 vjeçare, vazhdoi aferën e tij me Marilyn por e mbajtën atë sekrete për disa vite.