image "Aktivitet ekstremist"/ Modelja ruse rrezikon 6 vite burg pasi përdori Instagramin

Bota e Yjeve

“Aktivitet ekstremist”/ Modelja ruse rrezikon 6 vite burg pasi përdori Instagramin

news image

Një modele 18-vjeçare mund të dënohet me 6 vite burg në Rusi, pasi profili i saj në Instagram konsiderohet “aktivitet ekstremist”.

Veronika Loginova, e cila ka mbi 550 000 ndjekës në këtë rrjet social, rrezikon qelinë pavarësisht se nuk ka postuar përmbajtje politike në profil. Ajo akuzohet nga prokuroria për ekstremizëm “për shkak të veprimeve të saj që kanë për qëllim të tërheqin njerëzit drejt Facebook dhe Instagram”.

“Kurrë nuk kam prekur tema politike dhe tani rrezikoj 6 vite burg… sepse përdori Instagramin. Kjo është Rusia, por unë do të vazhdoj të flas”, tha modelja në videon e saj të fundit në Instagram, raporton a2cnn.

Në muajin mars, një gjykatë në Rusi ndaloi këto dy rrjete sociale, duke thënë se kanë aktivitet ekstremist.

/GazetaSinjali/