image Aktivisti i VV-së emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Politikë

Aktivisti i VV-së emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

news image

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Arbër Vokrrin zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatë.

Vokrri është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas të dhënave që vetë ai ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Vokrri ka qenë Këshilltar Komunal në Komunën e Prishtinës.

Ai veç kësaj, është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ka kandiduar për asamblist në zgjedhjet e fundit lokale.

/GazetaSinjali/